Shënohet Dita botërore e refugjatëve


Në ditën botërore të refugjatëve shumë prej tyre nuk kanë shpresa për kthimin e tyre në atdheun e tyre të mëparshëm.
Protestat anti-qeveritare po shtypen me forcë në vende si Libia dhe Siria, duke detyruar dhjetëra mijëra vetë të largohen drejt një të ardhmeje të panjohur.


Mans Nuberg, nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët citohet të ketë thënë se fati i tyre vë në pah vuajtjet e të gjithë refugjatëve.

“Është në fakt hapi i fundit i dëshpëruar që ndërmerr një individ, kur s’i kanë mbetur opsione të tjera. Kur të digjet shtëpia, kur ushtarët të sulmojnë qytetin, ti duhet të ikësh”, theksoi Nuberg.

Kombet e Bashkuara përllogarisin se në botë ka rreth 7 milionë refugjatë, të cilët nuk kanë ku të shkojnë.



(www.telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment