Berlusconi ka mendjen tek bukuroshet

Gazeta italiane “L’espresso” ka publikuar foto të tjera të kryeministrit Italian, Silvio Berlusconi, me femra bukuroshe.

Italianët kanë në këtë mënyrë një tjetër temë diskutimi.

Në foto duket Berlusconi që u tregon dy femrave vilën e tij luksoze në Sardenjë. Më shumë se fotot, njerëzve u intereson data kur janë shkrepur.

Bëhet fjalë për atë kohë kur Berlusconi po humbiste referendumin, pasi ka marrë një goditje zgjedhore edhe më përpara.

“L’Espresso” shkruan se kjo ishte një porosi për italianët se “Italia ndryshon, ndërsa ai jo”.




(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment