SHBA, shpërbëhet rrjeti pedopornografik

Pamje shokuese të përdhunimit të fëmijëve shkëmbenin nëpërmjet internetit 26 persona të arrestuar në New York, nën akuzën e posedimit të materialit pornografik, siç bëri të ditur prokurori i qytetit.

Të gjithë të ndaluarit akuzohen për shpërndarjen e mijëra fotove ku shfaqen fëmijë të dhunuar prej moshës një vjeçare deri në adoleshencë. Të paktën dy prej të arrestuarve pranuan dhunimin seksual të fëmijëve.

Të arrestuarit janë nga 18 deri në 63 vjeç dhe disa prej tyre ushtronin profesione që i sillnin afër fëmijëve.

Hetimet e autoriteteve përkatëse amerikane zgjatën rreth pesë muaj.

(albamews.gr)

No comments:

Post a Comment