SHBA, arrestohet bosi i “The Departed”

Ish-lideri i botës së krimit në Boston, James “Whitey” Bulger është arrestuar në afërsi të Los Anxhelosit pas 16 vitesh arrati.

Lajmin e ka bërë të ditur FBI. 81-vjecari u ndalua bashkë me të dashurën e tij të vjetër, Catherine Greig, 60-vjecare.

Bulger ishte në listën e 10 personave më të kërkuar të FBI-së dhe akuzohet për përfshirje në 19 vrasje.

Nga figura e tij u frymëzua regjisori Martin Scorsese për filmin e tij “The Departed”, ku Bulger interpretohet nga Jack Nicholson.

Filmi në fjalë u vlerësua me katër cmime Oscar në vitin 2007. Bulger akuzohet se ka drejtuar bandën famëkeqe Winter Hill, në vitet 1970-80 në Boston.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment