SHBA, 3 akuza atentatorit kosovar

SHBA, 3 akuza atentatorit kosovarProkurorët e Nju Jorkut kanë miratuar aktakuzën ndaj shtetasit kosovar Arid Uka, i cili më 2 mars vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë në aeroportin e Frankfurtit, në Gjermani.

Përmes një komunikate për shtyp, prokurorët kanë sqaruar se Uka do të përballet me akuzat e vrasjes, tentativë vrasjeje dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse ai do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara nga Gjermania, ku po përballet me akuza të ngjashme nga drejtësia lokale.

Më 2 mars, Arid Uka iu afrua një autobuzi në aeroportin e Frankfurtit dhe pasi pyeti nëse në të ndodheshin ushtarë amerikanë, hapi zjarr ndaj tyre me pistoletë dhe klithi shprehjen “Zoti është i madh”.

Uka u ka thënë prokurorëve gjermanë kur është marrë në pyetje se sulmin e tij e kishte kryer në shenjë hakmarrjeje ndaj misionit amerikan në Afganistan.

Por autoritetet gjermane kanë deklaruar se nga hetimet e kryera 21-vjecari nuk rezultonte i lidhur me ndonjë organizatë terroriste.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment