Sezoni veror, policia rrit masat

Policia e Shkodrës forcon masat për përballimin e sezonit veror, kryesisht në zonat turistike si Velipojë, Shirokë, Zogaj, Razëm, Theth, Bogë dhe Vermosh.
Sipas deklaratës zyrtare të drejtorisë së policisë së qytetit janë marrë masa për shtimin e Patrullave të Përgjithshme dhe shërbimeve të tjera të policisë në plazhin e Velipojës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së mundshme kriminale, kapjen e personave në kërkim, mbajtjen në kontroll të personave me precedent kriminal, sidomos të atyre me tendencen e vjedhjes, armëmbajtjes pa leje duke bashkëvepruar me organet e Prokurorisë për dokumentimin ligjor të tyre.

Janë shtuar patrullat e shërbimeve të Njesise rajonale të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjen sigurisë në rrugë dhe lëvizjen

pa probleme të qytetarëve në akset rrugore që mbulon qarku yne, duke i kushtuar vemendje kryesore akseve Shkoder – Tirane, Shkoder – Velipoje dhe Koplik – Razem.

Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe komunitetit për të raportuar çdo abuzim me detyren, keqsjellje, keqtrajtim apo çdo shkelje tjetër të ligjit ndaj tyre, nga ana e punonjësve të policisë së qarkut.




(www.noa.al)

No comments:

Post a Comment