Serbia duhej ta njihte Kosovën.

Ismail Kadare ka thënë se Serbia është dashur të jetë shteti i parë që do të duhej ta kishte njohur Kosovën.

Shkrimtari me famë botërore ka dhënë arsyet pse shteti që bëri krime mbi shqiptarët e Kosovës duhej të lëvizte në njohjen e shtetit të ri.

“Serbia ka bërë krime në Kosovë. Njohja e Kosovës do të ishte akti i parë i heqjes dorë nga doktrina që i polli këto krime. Mosnjohja e Kosovës do të thotë një shpallje publike se Serbia nuk heq dorë nga një e kaluar që s’e nderon. Në rastin e Kosovës është edhe më keq. Mosnjohja e Kosovës është mospranimi i lirisë së një populli tjetër, e kjo do të thotë mospranimi i ekzistencës së tij”, ka thënë ai.

Kadare ka thënë se të gjithë duhet ta kuptojnë pozicionin e Serbisë.

“Do të doja që Evropa, gjithë bota, të thellohej më shumë se ç’do të thotë mosnjohje e Kosovës nga Serbia. Kjo mosnjohje nuk është një aksident diplomatik, mirëpo është shumë më keq”, ka thënë ai.

Sipas vlerësimeve të Kadares, Serbia përpos Kosovën e pengon edhe vetveten me mosnjohjen e shtetit të ri.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment