Klodiana Shala godet atleten, shkak debati për votën pro Ramës.

Klodiana Shala, drejtoresha e Agjencisë së Shërbimit të Sportit, është akuzuar nga atletja Marsela Dedndreaj se është dhunuar prej saj. Shala e ka dhunuar Dedndreajn pas një debati që ka pasë në qendër votën e atletes për Edi Ramën. Shala nuk e ka duruar këtë fakt dhe mësohet se e ka goditur Dedndreajn. Gjatë kësaj fushate, Shala u pa aktive në disa takime të Lulzim Bashës, ku bëheshin premtime për sportin. Kjo nuk është hera e parë ku Shala përfshihet në incidente të tilla banale.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment