Selena Gomez nuk është e përkryer

Selena Gomez thotë se kurrë nuk ka dashur të jetë shembull, përderisa ndjen se fama e saj është ‘superficiale’.

Aktorja dhe këngëtarja 18 vjeçare, e cila është duke u riaftësuar nga një sëmundje, tenton të bëjë më të mirën për fansat e saj sepse ajo është e lumtur që ata po kujdesen për të, por nuk është e sigurtë se si përfundoi në atë pozicion.

”Unë vërtet kurrë nuk kam thënë se dua të jem shembull. Por, kur kjo ndodhi atëherë më pëlqeu. Unë jam njeri, unë nuk jam e përkryer. Unë bëj gabime gjatë gjithë kohës, por mendoj se puna ime është të mbaj këto gabime për vete. Fama është superficiale, pasi ulem dy orë në karrige, shkoj jap intervistë dhe kur shkoj në shtëpi shoh konton mbushur”, u shpreh Selena. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment