Jeta e Susan Boyle bëhet muzikal

Jeta e Susan Boyle, këngëtares skoceze, e cila u zbulua në shfaqjen “Britain’s got talent”, është bërë muzikal.

Spektakli që do të dhurohet për spektatorët do të jetë i gjithanshëm.

Ai do të ofrojë të gjithë rrugën që ka përshkuar drejt suksesit fenomeni pop i viteve të fundit, nga origjina e përulur në Blackburn, vitet e vetmisë me “shoqen” e vetme macen e saj dhe suksesi i papritur në mbarë botën falë marrjes pjesë në shfaqjen televizive që grumbullon talente.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment