Sançez drejt Barçës, por një telefonatë e Ferxhit frenon transferimin

Ende nuk ka asnjë konfirmim se ku do të luajë kiliani i talentuar, Aleksis Sançez sezonin e ardhshëm, por në vendin e tij i tregojnë se ku e duan. Tashmë në Kili kanë nisur të shiten fanellat e Barcelonës me emrin e Sançezit.

Mediat katalanase thonë se të martën mund të zyrtarizohet kalimi i tij në Nou Camp, por nuk tërhiqen nga gara as Real Madrid dhe Mançester Junajted.

Në fakt, klubi anglez nuk ka ndërmend të heqë dorë, teksa sipas lajmeve që vijnë nga ishulli britanik trajneri Sër Aleks Ferguson ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Udinezes.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, Ferguson i ka telefonuar personalisht Sançezit për ta bindur atë që të bashkohet me “djajtë e kuq” në “Old Trafford” përpara se të vendosë të transferohet në Barcelonë.

Ferguson është i afërt me menaxherin e Sançezit dhe mbetet me shpresë që ta sjellë atë në Premier Ligë sezonin e ri.

Ndërkaq, Barcelona sipas mediave spanjolle ka bërë një ofertë prej 30 milion eurove në adresë të klubit italian.
(www.sportishqiptar.com.al)

No comments:

Post a Comment