
Palët pranojnë në parim propozimin e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik

Pushteti fillimisht duhet t'i kalojë zëvendëspresidentit Abed Rabbo Mansur Hadi. Siç njofton kanali televiziv arab i lajmeve Al Xhazira zgjedhja e një presidenti të ri duhet të pasojë pastaj brenda 60 ditësh. Plani parasheh po ashtu krijimin e një qeveria të unitetit kombëtar.
Zëdhënësi i ambasadës së Jemenit në Uashington i deklaroi CNN-it se opozita duhet të pranojë marrëveshjen përfundimtare para se Salehu ta ketë nënshkruar atë. Kundërshtarët e regjimit e kanë përsëritur shumë herë qëndrimin e tyre se e përjashtojnë mundësinë e imunitetit nga ndjekja penale për Salehun dhe familjen e tij.
Opozita kërkon dorëheqjen e menjëhershme të presidentit Saleh

Një grua në Sanaa proteston kundër Salehut.Protestat kundër presidentit po zgjasin më tepër se dy muaj. Mbi 100 njerëz janë vrarë deri tani nga forca e sigurisë dhe ithtarët e Salehut, disa mijëra të tjerë janë plagos
Opozita kërkon dorëheqjen e menjëhershme të presidentit i cili sundon në Jemen tash e 32 vjet. Ajo kritikon një pikë të paraparë në planin e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik sipas të cilës parlamenti i vendit duhet të miratojë dorëheqjen e presidentit Saleh. Parlamenti në Sanaa domonihet nga miqët e partisë së Salehut. Zëdhënësi i Lëvizjes së Rinisë opozitare, Chaled al Ansi e hodhi poshtë propozimin e Këshillit: "Ne refuzojmë çdo inciativë e cila nuk parasheh dorëheqjen e menjëhershme të Salehut, djemve dhe të afërmve të tij", tha al Ansi.Saleh kishte deklaruar së fundi se dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në zgjedhjet e ardhëshme të rregullta të parapara për vitin 2013. Me kalimin e kohës ai shprehu gatishmërinë edhe për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme deri në fund të këtij viti.
SHBA angazhohen për një ndryshim paqësor të pushtetit në Jemen

No comments:
Post a Comment