Rusi: Medvedev paralajmëron se nuk do të garoj kundër Putinit

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka paralajmëruar se ai nuk do të garoj kundër Vlladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale, vitin e ardhshëm.
Në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen londineze, Fajnenshël Tajms, zoti Medvedev, i ka refuzuar pohimet se ekziston “një hendek në rritje” ndërmjet tij e Putinit, i cili aktualisht është kryeministër.
Duke e përshkruar Putinin si “koleg dhe mik të vjetër”, zoti Medvedev tha se të dy ata paraqesin “në masë të madhe një forcë të njejtë politike”.
Ai i ka hedhur poshtë spekulimet se mund të ndodhë që të dy të garojnë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke thënë se “është vështirë të imagjinohet”.


(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment