Ronaldo i thur elozhe Fergusonit dhe Mourinhos

Sulmuesi i Real Madridit dhe i Kombëtares Portugeze, Cristiano Ronaldo ka thënë se është e pamundur të krahasohet Jose Mourinho me ish-trajnerin e tij Sir Alex Ferguson.

"Ata janë të ndryshëm. Ju nuk mund të krahasoni Ferrarin me Porsche. Ato janë shumë të ndryshëm me njëri-tjetrin. Nuk gjen dot fjalë ti përshkruash ato dhe ti krahasosh".

Ronaldo tha gjithashtu se ato janë dy trajnerat më të mirë të botës me të cilët i ka rënë fati për të punuar dhe ai ndjehet krenar për këtë gjë. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment