Ja cilët janë 5 adoleshentët më të pasur në botë

Cilët janë 5 adoleshentët këngëtarë më të pasur në botë? Përgjigjen e ka dhënë. revista për të rinj “M Magazine” e cila ka bërë një klasifikim të këngëtarëve adoleshentё me më shumë të ardhura.

Këngëtarja, Miley Cyrus kryeson me 120 milion dollarё. Pas 10 vitesh karrierë në muzikë, Cyrus renditet më e pasura ndër adoleshentët në botë.

Më pas vjen idhulli i adoleshentëve, Justin Bieber me 65.5 milion dollarё. Bieber, 17 vjeç, nga Kanadaja arriti tё shiste 700 mijё kopje tё albumit tё tij brёnda 3 javёsh.

Nick Jonas renditet i treti me 18 milion dollarё. Ai ёshtё 18-vjeç dhe karrierёn si kёngёtar e nisi me vёllezёrit e tij pёr tё dalё mё pas solo.

I dashuri i saj renditetj në vendin e 2-të, ndërsa vetë ajo, Selena Gomez renditet e katërta me 4 milion dollarё. Ajo ёshtё 18-vjeçe dhe ka filluar karrierёn e saj si kёngёtare duke performuar pёr kanalin Disney Channel.

Demi Lovato renditet e fundit ndёr kёngёtarёt me 3 milion dollarё. Edhe ajo bashkё me Selenёn e ka nisur karrierёn nё Disney Channel, pikёrisht me “Barney & Friends”.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment