Roma blen Borriellon

Roma ka arritur marrëveshje me vlerë prej 10 milionë eurosh me Milanin për blerjen e sulmuesit Marco Borriello.

29 vjeçari iu bashkua Romës nga San Siro për një sezon me mundësi të qëndrimit afatgjatë në Olimpico për 10 milionë euro. Tani, sipas Sky Sport Italia, klubi nga kryeqyteti italian ka shfrytëzuar opsionin për blerjen e tij.

Borriello shkëlqeu me Romën sezonin e kaluar, duke shënuar 15 gola në 26 paraqitje dhe i ndihmoi ekipit të kualifikohet në Europa League.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment