Riekspertohet 21 janari. Misionin i ri i FBI-së në Tiranë

Serish një ekspert amerikan pritet te vije ne Shqiperi per kryerjen e hetimeve per llogari te prokurorise sone mbi ngjarjet e 21 janarit. Pasi kane kaluar 5 muaj nga protesta e Partise Socialiste vonesat dhe mungesa e një raporti përfundimtar nga Policia Shkencore ka detyruar grupin hetimor që të kërkojë sërish ndihmën e ekspertëve amerikanë.

Deri me tani veprimet e organit tone te akuzes nuk kanë sjelle detaje te reja per protesten e cila ka zbardhur vetem nje nga 4 vrasjet e kryera, ndersa amerikanet priten te ndihmojne serish prokurorine per ekzaminimin e predhave te gjendura ne trupat e viktimave, njera prej te cilave ajo e gjendur ne koken e viktimes Aleks Nikaj, qe u cilesua si e demtuar nga policia shkencore.

Pikerisht në keto predha do te perqendrohet riekspertimi i amerikaneve te cilet mesa duket do te kryejne dhe nje riekzaminim te te gjitha armeve te cilat kane shtene me 21 janar.

Deri me tani nga provat dhe të dhënat paraprake ka rezultuar se plumbi që goditi për vdekje Aleks Nikën është qitur nga një armë e Gardës së Republikës. Konkluzioni erdhi nga Policia Shkencore, e cila pas një ekspertimi tekniko-krahasues konkludoi se kalibri i predhës është 9 mm dhe arma është një MP-5, por e cila ende nuk eshte gjetur si dhe gardisti që e ka pasur në zotërim.

Pikerisht per zbardhjen e ketij ngerci pritet te vije ne ndihme dhe ekspertiza amerikane e cila krahas riekzaminimit te predhave pritet te beje te mundur dhe identifikimin armeve te cilat I kane marre jeten 4 personave.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka vijuar hetimet për ngjarjet e 21 janarit, duke marre ne pyetje familjarë të viktimave dhe të të plagosurve ndersa me ardhjen e amrikaneve pritet nje tjeter eksperiment ne oborrin e kryeministrise.
(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment