Rezultati i zgjedhjeve pritet të përfundojë në korrik të këtij viti duke krijuar kështu një maratonë të gjatë pritjeje për shpalljen zyrtarisht të fituesve. Këtë fundjavë KQZ-ja do mund të përfundojë animimet që kanë mbërritur pranë këtij institucioni, por që të certifikohet rezultati i 8 majit do të duhet më shumë kohë.
Kjo vonesë vjen për arsye se KQZ-ja duhet të riorganizojë zgjedhje dhe në 8 njësi vendore, në të cilat nuk u votua fare në 8 maj si dhe nga pritja e vendimit që do të japë Kolegji Zgjedhor.
“Në përfundim të këtyre, KQZ sikundër parashikohet në Kodin Zgjedhor do mund të shpallë rezultatin. Është një aspekt kohor që do vazhdojë në kohë, ndoshta deri në fund të muajit korrik. Faza e parë e kësaj pune mund të jetë fundi i kësaj jave, ku KQZ mund të shqyrtojë të gjitha kërkesat ankimore”, tha Leonard Olli, zëdhënës i KQZ-së.
Olli shton më tej se kanë mbërritur 105 kërkesa që duhen shqyrtuar.
“Kemi pasur një numër të kufizuar kërkesash në raport me 2007-ën kur kishim 260 kërkesa ankimore në periudhën pas zgjedhore. Tani kemi një numër më të kufizuar, 105 kërkesa”, thekson Olli.

(albeu.com)
No comments:
Post a Comment