Google Offers beta, lëshohet online

Shërbimi i ri, Google Offers i cili momentalisht është në versionin beta të saj, tani është lëshuar online, pasi një kohe testimi nga zhvilluesit e saj. Oferta e parë e këtij shërbimi është Floyd’s Coffee Shop.

Google e pati paralajmëruar këtë shërbim gjatë muajit prill të këtij viti, ndërsa që atëherë kishte filluar të pranojë porosi për kuponë nga qytetarët e New York, San Francisco, Portland dhe vendeve tjera.

Shërbimi i Google i quajtur Offers është zhvilluar që të konkurrojë me GroupOn, pasi që Google kishte dështuar ta blejë këtë kompani për 6 miliardë dollarë.


(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment