Rekord teleshikues për Gjermaninë.

Organizatorët gjermanë në Kampionatin botëror të femrave kanë fërkuar duart të hënën, pasi shifrat televizive treguan se më tepër se 18 milionë gjermanë përcollën fitoren e ekipit të tyre ndaj Kanadasë, në ndeshjen e parë në fazën e grupeve. Ndeshja e së dielës ka zgjuar audiencën më të madhe televizive gjermane për një ndeshje futbolli të femrave dhe zgjoi dyfish më tepër teleshikues se fitorja e gjermanit Sebastian Vettel në garën për Shpërblimin e Madh të Evropës në Valencia të dielën, kanë njoftuar organizatorët.

“Kjo është një shifër e jashtëzakonshme, të cilën kurrë nuk e kemi pritur”, tha presidenti i Federatës gjermane të Futbollit, Theo Zwanziger. “Parashikimet tona janë tejkaluar për disa miliona shikues”, shtoi ai.

Kampioni në fuqi, Gjermania mposhti Kanadanë 2-1 në stadiumin olimpik të Berlinit në ditën e parë të garës me mesatare të audiencës prej 15.3 milionë dhe kulm prej më tepët se 18 milionë. Rekordi i kaluar i teleshikuesve për një ndeshje futbolli të femrave ishte mbi 10 milionë në fitoren e Gjermanisë ndaj Suedisë në finalen e Kampionatit botëror 2003.

(gazetaexpress.com)




No comments:

Post a Comment