Rebecca Black largon këngën "Friday" nga YouTube

Kenga "Friday" që e bëri të famshme Rebecca Black-un - për të gjitha arsyet e gabuara - është larguar nga YouTube nga vetë këngëtarja. Nëse kohët e fundit keni vizituar YouTube-n për të dëgjuar këngën e saj, atëherë ju do të keni vënë re njoftimin se kënga është larguar për shkak të një "pretendimi të të drejtave të autorit nga Rebeca Black".

Ndërsa deri në këtë pikë nuk është e njohur arsyeja se pse videoja është hequr, ky veprim vjen pak ditë pasi Ark Music Factory filloi t′i detyrojë përdoruesit e YouTube të paguajnë 2.99 dollarë për të dëgjuar këngën. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment