Nëna e dy fëmijëve Rolanda Kaja, është vrarë me injeksion

Policia e qytetit të Durrësit ka zbardhur arsyet e vdekjes së kufomës së dekompozuar të gjetur rreth 10 ditë më parë në zonën e Ishmit në Durrës.

Sipas bluve të qytetit mendohet se autor të kësaj ngjarje janë Lefter Keci dhe Euxhen Muka, të cilët me një injeksion i kanë shkaktuar vdekjen nënës së dy fëmijëve Rolanda Kajës.

Ndërkaq njëri nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje Euxhen Muka është vënë në prangat e policisë, ndërsa po punohet për kapjen e autorit tjetër dhe për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë ngjarje.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment