Reali kërkon ‘Drogban e ri’

Real Madridi është duke kërkuar të transferojë të riun e Sienas, Souleymane Coulibaly.
Lojtari është vetëm 16 vjeçar por ka shkëlqyer në Kupën e Botës U-17 me bregun e Fildishtë.

AS tregon se Real Madridi e ka shikuar lojtarin afër në Meksiko ku ai shënoi katër gola kundër Denimarkës, ndërsa tre erdhën në 18-të minutata e para.

Ai ka filluar të njihet si ‘Drogba i ri’, ndërsa ai admirohet shumë nga trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho.

“Unë nuk e di se çfarë është duke treguar e ardhmja ime. Unë jam i fokusuar në Kupën e botës dhe pas saj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha 16 vjeçari, Coulibaly.

(lajmesport.com)




No comments:

Post a Comment