Parashikimi i motit për 27 qershor 2011

Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët në qendër dhe jug të territorit ndërsa në zonat veriore do të ketë vranësira ku më të dendura do të jenë në ekstremin verior pasi vranësirat do të shoqërohen me shira të dobët dhe të izoluar. Orët e mesditës do të jenë me diell në të gjithë territorin.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të dobët në ekstremin verior të vendit duke lënë të gjithë pjesën tjetër me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Të njëjtat kushte të kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-hershme do të na shoqërojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme, ato do të qëndrojnë pothuajse konstante në të dy vlerat minimale dhe maksimale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim perëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të jetë i ulët.



Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës. Temperaturat do të pësojnë rritje të ndjeshme në Europën Qendrore, jugperëndimore dhe Europën Juglindore. E gjithë kjo situatë do të kushtëzohet nga vendosja e tre qendrave të presionit të lartë atmosferik të shoqëruar me një front të ngrohtë i vendosur mbi këto rajone. Përjashtim bëjnë veriu dhe verilindja e Europës të cilat do të mbeten me kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do të jene dominuese. Shira më të dendur do të bien në Suedi dhe vendet e Lindjes.



Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani lindor do të rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe erë e fortë

- Rusia do të rrezikojë shira intensiv dhe stuhi të forta ere

- Suedia rrezikohet nga temperatura të ulëta dhe rrebeshe shiu

(noa.al)




No comments:

Post a Comment