Real Madrid fitoi plot 450 milion euro sezonin e kaluar

Janë plot 450 milionë euro që janë futur në arkat e Realit të Madridit, pas një sezoni të mbushur me shumë konkurrencë dhe emocione, ndonëse në fund u fitua vetëm Kupa e Mbretit.

Saktësisht, janë fituar 442 milionë euro, një shifër që nuk është parë kurrë në botën e futbollit dhe për këtë ka shumë arsye.

Niveli i lartë i paraqitur nga skuadra ka sjellë më shumë tifozë në stadium dhe po ashtu ecuria deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve ka rritur të ardhurat në këtë kompeticion, pasi për shumë vjet me radhë nuk ishte shkuar më larg se një e teta e finaleve.

Drejtuesit do të diskutojnë edhe për blerjet e bëra deri tani si Sahin, Altintop por edhe për ata që priten, mbi të gjithë ylli i ri i Brazilit, Neymar.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment