Rama: Vendi në prag të humneres, Zoti i faltë 5 gjyqtarët

Kryetari i PS-së Edi Rama deklaroi sot se me vendimin e djeshëm, kolegji zgjedhor sfidoi sovranitetin e popullit dhe kushtetutën.

“ Kolegji Zgjedhor i mbylli derën drejtësisë. Odiseja e zgjedhjeve është shfaqje e sëmundjeve të politikes dhe nxori në pah pafuqinë shkatërruese të sistemit te drejtësisë”, ka deklaruar Rama gjatë konferencës për shtyp në selinë e PS-së. “Shumëkush pret që unë t’i akuzoj, por për 5 gjykatësit mund te them vetëm: Fali zot se nuk dinë seç bëjnë”, tha Rama, i cili ka bërë thirrje për ekspertizë ndërkombetarë, duke iu referuar kështu Komisionit të Venecias. Kryesocialisti këmbënguli se, drejtësia nuk mbrojti të drejtën e shqiptarëve nisur nga fakti që trupi gjykues nuk dha as arsyen e vendimarrjes.Megjithatë, për Ramën nuk ështe thënë ende fjala e fundit për zgjedhjet dhe për atë që Rama e quajti, fitore të padiskutueshme të së majtës në Tiranë. Kryetari i PS-së, në fjalën e tij përmendi rezistencë të fortë në ditët në vijim, por pa specifikuar se cilat do të jenë hapat, që do të ndjekë opozita pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili njohu Lulzim Bashën si fituesin e zgjedhjeve vendore në Tiranë.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment