Rama: Do të vazhdojmë deri në fund betejën ligjore

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se opozita mbetet e interesuar për asistencë ndërkombëtare në lidhje me procesin zgjedhor të 8 majit, jo thjesht për rezultatin, por për fatet e vendit dhe fatet e drejtësisë në Shqipëri.

Në një konferencë për media, Rama theksoi se opozita pranon marrjen e opinionit nga Komisioni i Venecias, apo ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar, por theksoi se pengesë mbetet kryeministri Sali Berisha, i cili sipas Ramës, ndryshoi rregullat e lojës përmes KQZ-së, kur gara kishte mbaruar.

Rama deklaroi se beteja në rrugën ligjore do të vazhdojë deri në fund, ndërsa kërkoi nga drejtësia të japë drejtësi për procesin zgjedhor të 8 majit në Shqipëri.

"Ne e kemi fituar garën në sytë e miliona njerëzve. Ne do të mbetemi fituesit edhe nëse vula e gjykatës do të thotë të kundërtën. Por sot bëhet fjalë për me shumë se kaq, duhet të shohim se kush do e fitojë garën mes drejtësisë dhe padrejtësisë", tha Rama.

Kreu socialist theksoi se KQZ preu të gjitha lidhjet që lidhin këtë institucion me Kushtetutën dhe ligjin. Nder te tjera Rama tha se shkelja e ligjit nga ana e KQZ-se për te permbysur rezultatin e zgjedhjeve ne kryeqytet eshte pare nga miliona sy dhe eshte denoncuar edhe nga miqte e partneret nderkombetare, në gjuhën e tyre diplomatike.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment