Putin ka mbyllur bashkëshorten në manastir!

Ai është i vetmi lider që arrin të ketë një jetë larg vëmendjes së medias.
Kryeministri rus, Vladimir Putin, njeriu më i fuqishëm i ish-Bashkimit Sovjetik ka qenë gjithnjë xheloz për jetën e tij familjare.

Siç rrëfehet në një reportazh të publikuar në numrin e fundit të të përjavshmes amerikane "Time", cari i fundit i Rusisë moderne ka arritur të modelojë një sistem informacioni, që jo vetëm i konsideron tabu pyetjet politikisht të pakëndshme, por edhe që tentojnë të zgjojnë një lloj interesi për jetën private të kryeministrit.

Armiku i vërtetë i Putinit është Interneti. Këtu lindin dhe mbijetojnë zërat kritikë ndaj regjimit të tij, por edhe rrëfehen thashethemet për jetën private të kryeministrit: lajme që asnjë gazetë nuk i publikon.

Në vitin 2010, blogeri Pavel Pritula, rrëfeu se Putin e kishte dërguar gruan e tij në një manastir në qytetin Pskov, duke imituar carin Ivan dhe Pjetrin e Madh, që në të kaluarën i kishin hequr qafe në këtë mënyrë gratë e bezdisshme.

Kisha Ortodokse e përgënjeshtroi lajmin, por korrespondentët e revistës "Time" arritën në Pskov dhe pasi nuk hynë dot në manastirin e ruajtur me forca të shumta sigurie mblodhën dëshmitë e banorëve lokalë lidhur me këtë.

"Jam i sigurt që ndodhet këtu", thotë Vasily Dvornichenko, një lider lokal që pohon se së fundmi manastiri ka siguruar paratë për një restaurim.

"Nuk na është thënë asgjë, por unë e di. Ne të gjithë e dimë se ajo është këtu", shtoi ai.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment