Fjalor i termave të jetës

Avokat – personi i shkolluar për ta anashkaluar ligjin.Agresiviteti – njëra nga zëvendësimet më të shpeshta për mirëkuptimin.

Alimentacioni - sistemi, në të cilin dy njerëz gabojnë, dhe njëri vazhdon ta paguajë gabimin.

Ambasador – njeriu i cili dërgohet në vendin tjetër që të gënjejë për të mirën e vendit të tij.

Anatomia – diçka që e ka secili njeri, por që më mirë duket te femra.

Arkitektura – arti i cili na sqaron se pse jetojmë në ndërtesa të shëmtuara.

Astronauti – njeriu i cili e ka humbur tokën nën këmbë.

Banka - institucioni i cili i ka paratë tuaja, pa marrë parasysh se a i keni apo jo.

Barnatorja - vendi ku njerëzit mendojnë që me recetë mund ta blejnë shëndetin.

Biologjia – shkenca e cila studion bimët dhe kafshët e ngrënshme e të pangrënshme.

Foshnja - zhurma e zëshme nga njëra anë dhe mungesa totale e përgjegjësisë nga ana tjetër.
/zoneelire.blogspot.com/



No comments:

Post a Comment