PS nuk dorëzohet, tjetër padi në Kolegj

Beteja për Tiranën nuk ka mbaruar ende dhe do të vijojë në Kolegjin Zgjedhor. Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se vendimi i djeshëm i trupës se kolegjit ka lidhje me procedurën dhe jo me atë që selia rozë e quan logjikën e çështjes.

"Kolegji Zgjedhor i ka dhënë të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në pretendimin e saj për rivlerësimin e fletëve të kontestuara por ende në fakt nuk është shprehur nëse këto fletë të kontestuara të gjetura në kutitë e gabuara janë të vlefshme apo jo” thuhet nga PS-ja.

Kështu që nga rezulton se të dyja palët do të përplasen sërish në një betejë ligjore, pasi Partia Socialiste do të dorëzojë në kolegj animimin e radhës brenda afatit.

Betejë kjo ë cila pritet të jetë përfundimtarë për ti dhënë fund maratonës së gjatë të kësaj çështje dhe për të vendosur përfundimisht se kush do ta drejtojë bashkinë më të madhe në vend gjatë përgjatë katër viteve në vazhdim. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment