Protesta të reja kundër kursit të kursimeve në Greqi

Pavarësisht ristrukturimit të kabinetit qeveritar nga kryeministri Giorgos Papandreou, në Greqi po vazhdojnë protestat kundër kursit të kursimeve të qeverisë.

Rreth 5000 demonstrues u grumbulluan në kryeqytetin e Athinës. Papandreou ka shkarkuar të premten ministrin e Financave Giorgos Papakonstantinou, i cili kishte kryesuar deri tani negociatat me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Për mënjanimin e një kolapsi të mundshëm financar të vendit, këtë të diel takohen sërish ministrat e Financave të eurozonës. Në takimin e Luksemburgut para së gjithash do të diskutohet për livrimin e një kredie urgjente prej 12 miliardë eurosh të miratuar kohë më parë. Pa këto para Greqia pas një muaji nuk do të jetë e aftë për kryerjen e pagesave.


(noa.al)

No comments:

Post a Comment