Balerini më i vjetër në Britani

John Lowe po fluturon në ajër nëpërmjet një trapezi në shtëpinë e tij. Ndërsa bën lëvizjet e tij, ai ndihet sikur ndodhet përpara një publiku të madh.

"Nipërit dhe mbesat e pëlqejnë mënyrën se si unë tregoj aftësitë e mia në balet. Ju mund ta imagjinoni. Por fëmijët e mi më kanë thënë të ngadalësoj. Ata më kanë ndaluar rrotullimet 360 gradë, pasi janë të shqetësuar se nëse unë rrëzohem, askush nuk do të më gjejë. Ata me siguri kanë të drejtë" ka Lowe.

Është e natyrshme që fëmijët e Lowe t′i sugjerojnë atij të marrë masa gjatë seancave të tij të baletit. Në moshën 91 vjeçare, ai është me siguri balerini më i vjetër në Angli. 



(albeu.com)

No comments:

Post a Comment