Projektet e metropoleve: Teleferik për të lëvizur në qytet

Qytetet e mëdha në Europë kanë nisur projektet e para për të lëvizur me teleferik në qytet.
Shmang trafikun, problemet me parkimin dhe nuk ndot ajrin. Gjatësia e tyre ka një limit (në Armeni ndodhet më i gjati 5.7 km), por fillimisht do lidhen disa distanca të shkurtra.

Teleferikët janë të përpiktë, nuk bëjnë zhurmë dhe janë një atraksion për turistët. Në shumë qytete të mëdha të Azisë ka nisur ndërtimi i tyre. Tani edhe në Europë ka shumë interes si në Londër, Berlin e Hamburg. Prodhuesit e tyre austriakë kanë nisur të fërkojnë duart.

(gazetatema.net)


No comments:

Post a Comment