Problematikët në zgjedhje dënohen me 15 vjet burg

 
Të gjithë ato që do të shkelin procesin zgjedhor në Maqedoni apo edhe ata që përfshihen në incidente gjatë zgjedhjeve do të marrin dënime të larta. Kodi penal parashikon dënime prej 3 deri në 15 vjet për të gjithë ata që shkaktojnë probleme, mbushje kutish, kërcënime dhe incidente tjera në ditën e zgjedhjeve të 5 qershorit.

Për ata që mashtrojnë qytetarët në ditën e zgjedhjeve, ata që keqpërdorin votën e lirë, ata që janë të përfshirë në blerjen e votave, lëndimin e të drejtës së votës, privatësinë e votimit si dhe ata që bllokojnë apo involvohen në forma të ndryshme në pengimin dhe parregullsi të tjera gjatë procesit zgjedhor, kaodi parasheh edhe dënime me burg.

Kodi parasheh dënime për keqpërdorimin e parave të buxhetit, në rast se ndonjë parti politike ka bërë një veprim të tillë. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment