Prezentohet Mac OS X Lion (VIDEO)

Apple në konferencën e saj WWDC 2001 zbuloi se ka 54 milionë MAC përdorues mbarë bots të cilët tani mund të blejnë MAC OS X Lions përmes ueb faqes për 29 dollarë.

X Lion ka paralajmëruar 250 opsione të reja dhe ndryshime, duke përfshi këtu edhe mundësin për kontroll me më shum prekje (multitouch gestures). Për një eksperiencë më të mirë në prekje tani aplikacionet do të hapen në gjith ekranin të cilët do të menaxhohen përmes Mission Control, opsion për shqyrtim të të gjitha aplikacioneve të hapur papritmas.

Do ketë të integruar edhe Mac App Store, për të cilën Apple thotë se është bërë ueb shitorja numër 1 për blerje të PC softuerëve. Paraqitet edhe AirDrop, PSP rrjeti i Apple për transmetimin e të dhënave Wi-Fi. Lion ka dhe një Mail sistem dhe një opsion auto-save.
(itshqip.com)

No comments:

Post a Comment