Berisha: Liçensa e dytë për rrjetin 3G sjell ulje tarifash

Kryeministri Sali Berisha informoi të mërkurën, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se është autorizuar liçensa e dytë për rrjetin 3G në Shqipëri.

Zoti Berisha e vlerësoi këtë si një lajm shumë pozitiv për të gjithë shqiptarët, të cilët tashmë kanë një nga përdorimet më të gjera në Evropë, të telefonisë celulare.

Kryeministri ftoi Entin Rregullator të shqyrtojë tarifat në interesin më të mirë të tyre dhe shtoi se me funksionimin e liçensës së dytë të rrjetit 3G dhe rritjes së konkurrencës do të ketë natyrisht edhe një ulje më të sigurtë të çmimeve të shërbimeve. Ai theksoi se rrjeti 3G është aktualisht rruga më e mirë e përcjelljes së internetit dhe shërbimeve të tij".

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment