Preferencat e myslimanëve

Ose ku duan ata, ose hiç. Besimtarët myslimanë të kryeqytetit po kërkojnë që një xhami e madhe të ndërtohet që qendër të Prishtinës.

Të bashkuar rreth lëvizjes me emrin “Bashkohu”, ata i kanë dy vende të preferuara për ndërtimin e xhamisë së re. Më e pëlqyera është hapësira në oborrin e Fakultetit Filologjik, në të cilën gjenden disa baraka të vjetra, të cilat shërbejnë si strehë për njerëzit pa shtëpi.

Kryetari i Forumit Mysliman të Kosovës dhe përfaqësuesi kryesor i Lëvizjes Bashkohu, Fuad Ramiqi, thotë për Express se ai vend është më ideali për ndërtimin e xhamisë së re. Por, nëse dëshira e tyre nuk realizohet, atëherë myslimanët kanë menduar edhe për një tjetër alternativë.

“Nëse nuk e lejojnë lokacionin e parë në oborr të fakultetit, atëherë ne e kemi një alternativë tjetër, edhe pse nuk përmbush synimin tonë”, thekson Ramiqi.

Sipas tij, punë do të kryente edhe hapësira përballë Institutit Albanologjik, në vendin ku aktualisht gjendet çerdhja e fëmijëve. Cilado nga këto dy vende do t’i plotësonte kërkesat e komunitetit mysliman. “Plotësimi i kërkesës do t’i ndërpriste edhe protestat që i kemi filluar”, thotë Ramiqi. Në të kundërtën, sipas tij, ato do të intensifikohen.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment