Nora: Nuk imitoj Beyonce, edhe po të dua, s’kam mundësi

Ajo së fundmi ndryshoi look, por prapë zërat se imiton Beyonce-n nuk janë shuar… E kemi fjalën për Nora Istrefin, e cila në këngën e saj më të re, “Unë e di”, në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, është shndërruar në bionde. Edhe pse nga komentet e deritanishme, pamja e saj është pëlqyer shumë nga fansat, nuk ka kaluar pa u bërë krahasimi me këngëtaren e madhe botërore – divën Beyonce, pas së cilës shpesh thuhet se Nora është e fiksuar dhe përpiqet ta imitojë.
Por, e mërzitur me këto krahasime, Nora ka thënë se jo vetëm që nuk imiton askënd, por as nuk ka mundësi ta bëjë këtë gjë. “E kuptojmë për kë po flasim?! Për Beyonce, Rihanna, Jennifer Lopez. Ne edhe po t’i kemi idhuj nuk arrijmë dot t’i imitojmë me mundësitë që kemi, për më tepër që moda ajo është një të gjithë botën, ndaj veshjet edhe ngjajnë”, – është shprehur ajo për të disatën herë. E besuat tani?!
(vipat.info)

No comments:

Post a Comment