Pranga 6 shfrytëzuesve, shisnin femra për shërbime seksuale

Policia e Prishtinës në saj të operacionit të koduar “Rrjeti” ka vënë nën pranga gjashtë persona të dyshuar për trafik të qenieve njerëzore.
Mësohet se nga hetimi i nisur disa ditë më parë ishte ndërmarrë një operacion hetimor së bashku me njësitë speciale dhe njësitë e hetimeve nga Ferizaj, Prishtina dhe Mitrovica, ku është bërë kontrolli në disa lokale dhe shtëpi në rajonin e Ferizajt, Lypjanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Gjashtë të ndaluarit sipas policisë së Prishtinës dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kishin shitur femra për shërbime seksuale e disa prej tyre kanë qenë shfrytëzuesit e tyre duke i nxjerrë të punojnë si prostituta.

Mësohet se viktima e këtyre bashkëpunëtorëve është marrë në mbrojtje nga policia dhe më tej pritet të ndiqen procedura dhe të jepen ndihma të tjera për të.



Nga ky operacion i koduar “Rrjeti” të ndaluarit janë:

1. Afrim S., i moshës 48 vjeçare

2. Mustaf R., i moshës 67 vjeçare

3. Labinot S., i moshës 22 vjeçare

4. Sami M., i moshës 36 vjeçare

5. Rrahim M., i moshës 48 vjeçare

6. Vedat M., i moshës i moshës 50 vjeçare.

(noa.al)


 
 

No comments:

Post a Comment