Policia Kroate arrestoi 11 persona për trafikim të qënieve njerëzore.

Policia kroate arrestoi 11 persona të dyshuar se kishin kaluar nga Serbia fqinje më shumë se 120 emigrantë të paligjshëm me destinacion vëndet e BE-së.
Këtë lajm është bërë e ditur nga ministria e Brendshme e Kroacisë.

Kroacia përbën një rrugë kalimi të përdorur nga grupet kriminale për trafikun e drogës, armëve dhe qënieve njerëzore drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

No comments:

Post a Comment