Ofrohet vend pune… xhelat.

Nëse jeni i pa punë dhe i gatshëm për gjithçka për një grusht parash, atëherë sapo është hapur një vend i ri pune në një qytet të largët të Indisë – profesioni xhelat.
Zyrtarët e burgut të Johartit, rreth 250 kilometra në lindje të Gauhatit, kanë mungesë të stafit të cilët janë të gatshëm t’i dërgojnë kriminelët në vendin e ekzekutimit dhe kanë filluar reklamimin për një vend pune për dikë që është i kualifikuar në rolin e ekzekutuesit antik.

Përshkrimi i punës duket se është vetëm për një ekzekutim – të Mahendra Nath Das, i cili është dënuar me vdekje pasi ia kishte hequr kokën një viktime në mes të pazarit.

Gjykatësit në Indi rrallë japin dënim me vdekje, por një gjykatë vendosi që Das e meriton dënimin me vdekje pasi kishte parakaluar nëpër rrugë duke mbajtur në dorë kokën e Hara Kuntit – një zyrtar rival në unionin e transportuesve. Vetëm dy veta janë dënuar me varje në Indi në 15 vitet e fundit ndërsa ekzekutuesi më i famshëm indian Nata Mullick vdiq më 2009 – duke e lënë këtë vend pune vakant.

Në vitin 2004 Mullick, atëherë në moshën 84 vjeçare, u detyrua të kthehej sërish në punë nga pensionimi për ta varur njeriun e fundit të dënuar me varje.


No comments:

Post a Comment