Piratët sulmojnë sërish Sonny

Rrjetet e Sonny u bënë sërish pre e sulmeve piraterike online.

Një grup i hacker-ave, i quajtur “Lulz Security”, pretendon se është vënë në zotërim të të dhënave personale të mbi 1 milion nga serverat e SonnyPictures.com.

Vetë kompania Sonny, pas përhapjes së lajmit prej këtij grupi, deklaroi se ka nisur menjëherë hetimet për të vërtetuar nëse lajmi është i vërtetë apo jo.

Ky është sulmi i dytë ndaj serverave të Sonny brenda pak muajsh. Në prill, objekt i sulmit ishin serverat e PlayStation, ku u vodhën të dhënat personale të më shumë se 77 milion përdoruesve.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment