Peshkopi Teodosije: Serbia do ta mbajë Kosovën

Peshkopi serb Teodosije idenë për ndarjen e Kosovës e ka cilësuar të gabuar sepse sipas tij, çdo ndarje mund të çojë në përshkallëzimin e dhunës.

Ai ka shprehur bindjen se populli serb në Kosovë do të mbijetojë. "Me të vërtetë kam shpresën se edhe shteti ynë Serbia, do ta ruajë Kosovën dhe se nuk do të bëjnë asgjë që është në dëm të këtij populli",- ka thënë peshkopi serb për mediat serbe.

Gjatë një ceremonie fetare në manastirin e Deçanit, kleriku i lartë serb gjithashtu ka thënë se KF0R-i është i pranishëm në Patrikanën e Pejës, në Deçan dhe në manastirin e Deviçit dhe se kjo është e rëndësishme për vetë sigurinë.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment