Përfundon dashuria Penn-Johansson

Dashuria shpërthyese mes Sean Penn dhe Scarlett Johansson tashmë ka përfunduar.

Të dy kishin marrë pjesë dorë për dore në një darkë në Shtëpinë e Bardhë, pak pasi ishin lidhur bashkë, por sipas të përjavshmes “People” janë ndarë.

Zërat kanë filluar kur Scarlett Johansson nuk ka shkuar në Kanë me Penn, i cili ka prezantuar “This must be the place”.

Aktorja është e impenjuar në Nju Meksiko ku po regjistron “The Avengers”.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment