Përse Twitter dhe jo Facebook?

Në fillim të javës Apple njoftoi se në iOS5 do të përfshijë Twitter dhe jo Facebook Të gjithë pyesin : përse kjo zgjedhje e Apple?
Apple ka njoftuar se sistemi i ri iOS5, i cili do të jetë sistemi i ardhshëm i iPhone dhe iPad do të përfshijë plotësisht Twitter. Në këtë mënyrë programuesit e aplikimeve per iPhone dhe iPad do të mund të përfshijnë lehtësisht shërbimet e Twitter në programet e tyre. Twitter do të bëhet kështu rrjeti social standard për këto paisje mobile të Apple.

Përse Apple ka zgjedhur Twitter në vend të Facebook? Arsyeja duhet kërkuar në faktin se si këto dy rrjete sociale janë konceptuar. Kështu Facebook është një rrjet social i mbyllur, ndërsa Twitter konsiderohet një rrjet më i hapur(krahasoni “friend” me “follower”). Meqënëse Apple është një “ekosistem” i mbyllur në vetvehte, Twitter do ti mundësojë përdoruesve të Apple të dalin jashtë ekosistemit të tyre, ndërsa Facebook do ti kufizonte në një “kopësht tjetër të mbyllur”.

(24-ore.com)



No comments:

Post a Comment