Lapsi që zbulon sëmundjet e foshnjave ende pa lindur

Një grup studentësh amerikanë nga universiteti Xhons Hopkins në Baltimor të SHBA-ve, ka shpikur lapsin “magjik” që zbulon sëmundjet e foshnjës derisa ajo është ende në barkun e nënës.

Shpikja e të riut Shon Monagul dhe gjashtë ndihmësve të tij do t’iu mundësojë shtatzënave që në fazën e hershme të zbulojnë sëmundjet eventuale të foshnjave. Lapsi funksionon ashtu që gruaja shtatzënë në letër do të tërheqë një vijë, në të cilën mandej do të qesë pak urinë.

Varësisht nga prania e indikatorëve të sëmundjeve të ndryshme, siç janë niveli i lartë i proteinave në urinë dhe diabeti, vija e shkruar në letër do të ndryshojë ngjyrën.

“Duke iu falënderuar kësaj shpikjeje, femrat shtatzëna nuk do të kenë nevojë që të vizitojnë mjekun për testim, por këtë mundësi do ta kenë në shtëpinë e vet”, thotë Harshad Sangvi, drejtor medicinal i organizatës jo profitabile “Jpiego”, e cila ka inkurajuar studentët që të shpikin një laps të lirë për zbulimin e sëmundjeve gjatë shtatzënisë.

“Jpiego” duke iu falënderuar donacionit në vlerë 100 mijë dollarë nga Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar, kishte testuar shpikjen në mostrat e femrave shtatzëna në Nepali, ku shkalla e kujdesit mjekësor për shtatzënat dhe nënat është shumë e ulët.

Ekspertët nga “Jpiego” dhe zbuluesit e lapsit “magjik” shpresojnë se ai do të bëjë.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment