Pema “ulërima”

Një pemë lisi 400-vjeçare e ka pamjen si piktura e Edvard Munch, “Ulërima” (The scream). Pema po tërheq vëmendjen e qindra njerëzve në Eseks.

Lisi 400-vjeçar qëndron në “Marks Hall Gardens” në Arboretum, Eseks. Lisi duket sikur ka dy sy dhe një gojë shumë të hapur, si në tmerr, njëlloj si karakteret e pikturave të artistit norvegjez, në vitin 1893.

Pema ulëritëse është tashmë shumë e preferuar për vizitorët e parkut, veçanërisht fëmijët, dhe është bërë edhe strehë për lakuriqë nate, qukapikë etj.
(ama-news.al)



No comments:

Post a Comment