Pele vazhdon “luftën mediatike”

Legjendari Pele ka përsëritur arrogancën e tij duke mos u lejuar gazetarëve që Lionel Mesin ta shpallin futbollistin më të mirë të botës.
Braziliani ka thënë se Mesi nuk është më i mirë se sa ai.
“Mesi më i mirë se sa Pele? Për ta arritur këtë ai duhet të shënojë 1283 gola”, tha Pele.
Sulmuesi legjendar nuk është ndal me kaq, pasi që duket se dëshiron të vazhdojë “luftën mediatike” me Diego Maradonën, i cili kohë më parë ka lavdëruar Nejmar.
“Nejmar ka talent të madh. Shpresoj se ai nuk do të përfundojë si Mesi, i cili luan vetëm për klubin, kurse për reprezentacionin nuk bënë asgjë”, ka thënë ai.
(rtv21.tv)



No comments:

Post a Comment