Pastore vendos pas Copa Americës

Mesfushori ofensiv i shumëkërkuar i Palermos, Javier Pastore do të shtyjë vendimin për të ardhmen e tij deri në përfundim të Copa Americës 2011 në korrik, që mbahet në vendlindjen e tij, në Argjentinë.


Pastore spekulohet se kërkohet nga Barcelona, Chelsea, Manchester City, Inter, Milan dhe Juventus, ndërsa Palermo e vlerëson në 44 milionë funte.

“Kalimi në Palermo ka qenë hap i rëndësishëm për karrierën time. E ardhmja ime do të vendoset pas Copa Americës, kur do të bisedoj me presidentin Zamparini dhe menaxherin tim”, tha Pastore për Sky Sport Italia.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment