Partneret blejnë veshjet e meshkujve

Meshkujt në përgjithësi urrejnë të shkojnë në shoping, andaj shpeshherë partneret e tyre janë ato që me kënaqësi e bëjnë këtë në vend të tyre.
Një hulumtim i brendit të modës Joe Brows tregoi se meshkujt vetë kanë blerë vetëm 30% nga veshja që e kanë.
Të dashurat e tyre/ gratë ua kanë blerë pjesën më të madhe të veshjes, kurse pjesa tjetër vjen nga dhuratat e miqve ose të afërmit.

Nga këto konstatime, hulumtuesit kishin ardhur pasi që i kishin analizuar zakonet e 1984 personave të rritur nga mosha 18-50 vjeç.

Është interesante që rezultatet tregojnë se femrat harxhojnë 2 orë brenda muajit, dmth 24 orë në vit, dmth 40 ditë gjatë jetës së tyre për shoping për të dashurit/ burrat e tyre.

Nga ana tjetër, meshkujt kalojnë 50 minuta gjatë muajit ose 16,6 ditë gjatë jetës së tyre për të bërë shoping për vete.

“Disa meshkuj kanë frikë. Ata duhet të sigurohen se e dashura/gruaja e tyre, ose nëna do ta dojë atë që e kanë blerë. Kam parë meshkuj që “dashurohen” në këpucë të caktuara, por më pas heqin dorë pasi që femra nuk i pranon.. Për të tjerët, këshillat nga femrat janë inkurajuese” – thotë Adriana Amoroso nga dyqani për veshje të meshkujve Arthur Galan AG në Australi.

Rezultatet e hulumtimit i vërtetojnë fjalët e Andrian dhe zbulojnë se 68% e meshkujve e pranojnë se e mbajnë atë veshje që do të ua zgjedhin femrat.
(www.femina.al)

No comments:

Post a Comment